Transmetuar më 23-02-2018, 08:44

Aksidenti tragjik i ndodhur pak para mesnatës mes të mërkurës dhe të enjtes në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një vajzë e re dhe shoferi i taksisë Bujar Agalliu 60 vjeç, me të cilën udhëtonte është i veshur me mister.

Kjo pasi dyshohet për aksident të qëllimshëm, për shkak se 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe pronari i makinës tip Benz që i përplasi, mund të kenë njohje me njëri tjetrin.

I shpallur në kërkim si shkaktari i aksidentit është Fatjon Zhaborja, drejtues i “Benzit S-Class” me targa AA 060 SP i cili shkaktoi aksidentin fatal duke nxjerr nga rruga

taksinë.

Por rezulton se pronari i Benzit është 24-vjeçari nga Shkodra Dardan Gjeka, i cili në dëshminë e dhënë në polici, mohon të ketë njohje me vajzën apo lidhje me aksidentin.

Dyshimet ranë mbi të për shkak se në sistemin TIMS rezulton se Elena dhe Dardani kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria në të njëjtat data, drejt Italisë dhe Malit të Zi.

Udhëtimet e tij ai i argumenton për qëllime personale, ndërsa thotë se makinën tip “Benz” e kishte shitur te Fatjon Zhaborja në 22 janar dhe që nga asi moment nuk kishte pasur më lidhje me blerësin e mjetit.

“Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon blerësi para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin”, deklaroi Gjeka.

Mësohet se Elena Avdillari rreth orës 21.00 të së mërkurës ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë.

Rezulton se vetëm, gjatë vitit të lënë pas 23- vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Gjithashtu dyshohet se Avdillari merrej me punë të paligjshme në Itali.

Për këtë arsye autoritetet e shtetit fqinj kishin kërkuar nga policia shqiptare, që të mos e lejonin më të udhëtonte drejt Italisë.

Po ashtu rezulton se Elena nisej nga Durrësi me traget dhe kthehej me avion.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ku një mjet tip Benz me targa AA 060 SP u përplas me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e përplasi nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant. Pas aksidentit drejtuesi i Benzit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, u zhdukën pa gjurmë.

Aksidenti me dy të vdekur, dyshimet e policisë mbi aktivitetin e së resë

Aksidenti me dy viktima, Benzi me shpejtësi të madhe përplasi taksinë

Përplasi taksinë ku vdiq një vajzë dhe shoferi, kush është i shpalluri në kërkim

Aksidenti me 2 viktima, vajzën e kthyen nga porti i Durrësit, ishte nisur për në Itali

Aksidenti me dy të vdekur në Durrës, kush është vajza e re dhe shoferi

Makina përplas Taksinë në Durrës, vdes shoferi dhe pasagjerja. Zhduket shkaktari