Transmetuar më 22-02-2018, 20:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi komenton fjalimin e kryeministrit Edi Rama në parlament, ku ky i fundit i cilësoi deputetet e opozitës si zogjtë e korbit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Patozi shkruan se Rama foli për zogj e korba “në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë”.

Postimi i Astrit Patozit:

EDI RAMA KISHTE TË DREJTË…

Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?/a.k/noa.al/