Transmetuar më 22-02-2018, 12:41

Ajo ishte si të gjitha vajzat e moshës së saj, veçse me një zemër të jashtëzakonshme.

19-vjeçarja amerikane Angelina Holloway, gjeti rrugës për në shtëpi teksa po kthehej për në shtëpi.

Punonte në një kishë dhe kujdesej për fëmijët, të cilët i donte shumë. Ajo studionte për psikologji dhe donte të punonte në kujdesin shëndetësor dhe në arsim.

Ajo ishte e dashuruar dhe kishte nisur një punë të re. Do të udhëtonte drejt Ugandës dhe së fundmi kishte marrë edhe vizën. Ëndërronte që një ditë të adoptonte një fëmijë dhe dëshironte të udhëtonte nëpër botë.

Por të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj u ndërprenë në mes. Angelina, vdiq në një aksident tragjik, pasi teksa udhëtonte me makinë doli nga rruga në Floral City, të Florida.

Ishte rrugës për t’u kthyer në shtëpi pasi kishte dalë nga puna, kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë. Për shkak të përplasjes së fuqishme, gjeti vdekjen menjëherë.

“Më tha se do punonte me orar të zgjatur, kur më mori në telefon pak para aksidentit. I thashë mirë, veç bëj kujdes. Të dua shumë”, tregon nëna e saj Marvalene Corlett, duke shtuar se edhe e bija ia ktheu “Edhe unë të dua mami”.

Pasi doli nga puna në orën 02.00 ajo morri rrugën për në shtëpi dhe shenja e fundit prej saj ishte 11 minuta më vonë, kur i dërgoi mesazhin e fundit të dashurit.

“Me zi po pres që të takoj këtë fundjavë”, i shkroi ajo.

Nëna tha se telefonin e gjeti të nesërmen poshtë makinës së shkatërruar.

Por vdekja e saj shpresohet që të mos shkojë kotë.

Tashmë vdekja e saj është në qendër të një fushate kundër përdorimit të telefonave në timon.

Një vit pas vdekjes së të bijës, nëna e Marvalene po i informon njerëzit rreth rreziqeve të shkrimit gjatë ngasjes. Edhe policia lokale po merr pjesë në fushatë, shkruan noa.al. Tashmë, fytyra e Angelina Holloqay, së bashku me mesazhin e fundit të saj, po shfaqet përgjatë rrugëve të Floridës si një paralajmërim për shoferët. Sipas Departamentit Amerikan të Transportit, 3477 njerëz humbën jetën teksa i jepnin vetëm makinës në vitin 2015.

“Shkrimi i mesazheve është kambanë alarmi, pasi shkëputet vëmendja nga rruga të paktën 5 sekonda”, thuhet nga ana e policisë.

Angelina e pagoi me jetën e saj këtë gjë, ndaj bëni mirë që ta përhapni sa më shumë këtë paralajmërim.

Për sa kohë që ne vazhdojmë të humbim të dashurit tanë në rrugë, duhet të bëjmë të pamundurën që të përhapim sa më shumë këtë informacion. Drejtimi i makinës dhe shkrimi i mesazheve, nuk duhen përzier bashkë. /a.y/noa.al