Transmetuar më 20-02-2018, 14:58

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 21 shkurt janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do të mërziteni me ata që nuk ju kuptojnë, dhe që duan të kenë të drejtë me çdo kusht. Por mos e teproni, ndoshta nga ana tjetër, mund të ketë më shumë dëshirë dhe gatishmëri nga sa mendoni. Ata që janë vetëm do të kenë njohje dhe eksperienca të reja. Sa i takon sferës profesionale, parashikohen avantazhe të vazhdueshme, sidomos në sektorin financiar.

Demi

Raportet sentimentale janë të destinuara të rriten dhe fantazia do të jetë aleatja juaj më e ngushtë, në sajë të ndikimit të Mërkurit, Venusit dhe Neptunit. Për ata që janë vetëm, priten të reja interesante që do i rikthejnë në lojë. Shpirti i iniciativës do ju udhëheqë në punë, duke shënuar përmirësime të ndjeshme, sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur.

Binjakët

Do të keni mundësi të shumta për të zgjidhur ndonjë problem në fushën e ndjenjave. Kërkoni ndjesë, hidheni ju hapin e parë dhe çdo gjë do të rregullohet! Nëse jeni vetëm, kushtojani kohën më të mirë një miqësie, e cila mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Në sferën profesionale i keni rrugët e hapura, për të marrë suksesin që meritoni. Herët apo vonë do të vijë, mos u dëshpëroni.

Gaforrja

Ruajtja e qetësisë gjatë kësaj dite do të jetë vërtetë e vështirë dhe do ju duhet të bëni një sforco të madhe për t’ia dalë. Kërkojini partnerit/es që të dilni në mënyrë që të mos bini në rutinën e mërzitshme. Ata që janë vetëm, do të marrin vlerësime që do të lënë gjurmë.

Mos u kushtoni rëndësi zilive në profesion, përkundrazi buzëqeshni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Rezultatet nuk kanë përfunduar ende!

Luani

Frika se keni bërë diçka të pakënaqshme po ju torturon, por bëni mirë të jeni të qartë në shprehjen e mendimeve tuaja me partnerin/en, dhe do të merrni faljen. Nëse jeni vetëm, do të keni një ditë plotësisht për veten, ku duhet të pushoni për të rikuperuar forcat.

Një problem në punë ju shqetëson, ndaj bëni mirë të reagoni, nëse nuk doni që të ardhurat tuaja të cenohen.

Virgjëresha

Hëna dhe Saturni ju dhurojnë entuziazëm dhe pozitivitet. Do të jeni aq shumë të motivuar, sa që nuk do e vini re që partneri/ja, po ju lë pas dore. Përmirësime të ndjeshme, parashikohen për ata që janë vetëm, ku veçanërisht mbrëmja do të jetë hyjnore. Në sferën profesionale, ekziston mundësia e një ndryshimi, ndoshta mund të jetë pikërisht ajo që prisnit.

Peshorja

Pas një periudhe rrëzimi, vjen sërish ngritja. Raporti me personin që dashuroni do të gjallërohet, duke sheshuar të gjithë keqkuptimet që keni pasur. Për ata që janë vetëm, parashikohen të papritura si dhe vështirësi për të gjetur personin ideal. Në punë, planifikoni urgjent ndonjë ide apo strategji, për të arritur aty ku dëshironi.

Akrepi

Kjo ditë do ju lodhë për të arritur harmoninë që dëshironi, në raportin me partnerin/en. Disa keqkuptime në dashuri, nuk do të jenë të lehta për t’u menaxhuar. Ata që janë vetëm do të përballen me një zhgënjim. Në raportet profesionale, bëni mirë që të analizoni situatën para se të veproni.

Shigjetari

Mos shpenzoni më kohë, para se ti jepni fund një lidhje që nuk ju çon askund. Ndërkohë çiftet e reja, do të bëjnë projekte për të ardhmen. Ata që janë vetëm, do të kalojnë një mbrëmje zbavitëse, nën shoqërinë e miqve të tyre. Në punë, bëni kujdes nga ndonjë “thumb” i papritur.

Bricjapi

Do të jeni më aktivë se zakonisht, ku do të ndiheni të pushtuar nga një ajër i freskët. Gjithçka në sajë të ndikimit të Hënës, gjë që do të bëjë që partneri/ja t’iu konsiderojë më joshës se zakonisht. Ata që janë vetëm gjatë kësaj dite do të sistemojnë një çështje që kanë përzemër, duke rigjetur buzëqeshjen.

Ujori

Yjet do të ndriçojnë rrugën tuaj, duke premtuar momente të paharrueshme. Dashuria shkon më së miri dhe nuk ka asgjë që ju trembë. Për ata që janë vetëm, nuk përjashtohen takime interesante që premtojnë rrahje të forta zemre. Në punë bëni kujdes, pasi mund të përballeni me zili dhe thashetheme.

Peshqit

Dashamirësia dhe entuziazmi do ju karakterizojnë duke ju dhënë siguri dhe vetëbesim. Do të arrini që të transmetoni emocionet tuaja tek personi që dashuroni dhe do të përjetoni momente vërtetë të ëmbla Ata që janë vetëm do të spikasin në shoqëri dhe kanë të gjitha mundësitë për të bërë për vete një person. Angazhimet në punë, do t’iu marrin shumë kohë, por rezultati do të jetë i kënaqshëm. /a.y/noa.al