Transmetuar më 20-02-2018, 10:30

Një tjetër aksident tragjik është shënuar gjatë natës së lënë pas, ku për pasojë kanë humbur jetën tre vajza të reja.

Aksidenti i rëndë është shënuar në aksin rrugor Istog-Pejë, në Kosovë, rreth orës 23.000 të mbrëmjes së të hënës.

Në afërsi të fshatit Baicë, u përplasën dy makina, çka bëri që tre vajza të cilat udhëtonin me to, të gjejnë vdekjen.

Dy nga viktimat gjetën vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes, ndërsa e treta gjeti vdekjen në spitalin e Prishtinës.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese