Transmetuar më 19-02-2018, 00:12

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka mbetur i prekur nga aksidenti i mbrëmjes së sotmë që ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Në aksidentin e tmerrshëm humbën jetën një baba me djalin 8 muajsh dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe.

Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.

“Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën”, shkruan Arditi në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Ardit Gjebreas:

Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.

Çfarë dhimbje ndjeva!

Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!

Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!/a.k/noa.al/