Transmetuar më 18-02-2018, 22:59

Skuadra e Milanit ka filluar të mos e njohë më humbjen.

Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë morën tre pikë me vlerë në stadiumin “San Siro”.

Milani mposhti Sampdorian me rezultatin minimal 1-0, në takimin e zhvilluar për “Serinë A” italiane.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Gennaro Gattuso fituan me anë rë golit të shënuar nga  Giacomo Bonaventura në minutën e 14’.

Disa minuta më pas skuadra kishte mundësinë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas kësaj fitore Milani 41 pikë, shtatë më pak se Interi në vendin e katërt, që po tregon formë të dobët./a.k/noa.al/