Transmetuar më 18-02-2018, 21:10

Një burrë është gjetur i pajetë, dhe që prej disa ditësh ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij.

Ai është gjetur i mbytur në kanalin që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës në Vlorë.

Sipas të dhënave nga policia, personi i mbytur është Qerem Curri, banues në fshatin Matogjin, dhe ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës.

"Paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal", sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi. /k.k/noa.al/