Transmetuar më 18-02-2018, 19:07

Një burrë australian i moshës 34- vjeçare, Andrew Flinders Taylor, vendosi të humbasë peshë me një dietë të veçantë, duke ngrënë patate për një vit rresht, gjatë gjithë 2016.

Taylor nga Melbourne kishte arritur në peshën e 150 kilogramëve dhe duke ndjekur këshillën e një dietologu, vendosi që të dobësohej duke konsumuar patate.

Në 34 ditët e para të dietës, rezultati i marrë ishte përtej çdo parashikimi, 12 kilogramë më pak dhe gjumë më i mirë.

“Marrë vitamina dhe fibra mjaftueshëm, ndonëse ekspertët thanë se me patate nuk do merrja mjaftueshëm”, tregon ai për “Independent”.

Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm ai shton qumësht soje herë pas here.

“E kam konsideruar gjithmonë si një provë të madhe të forcës mendore. Deri më tani më ka pëlqyer. Sigurisht ndonjëherë është e mërzitshme, por pas çdo vakti ndihem i kënaqur”, thotë 34- vjeçari./a.k/noa.al/