Transmetuar më 18-02-2018, 18:05

Nëna e këtij burri, po mban në bark foshnjën e tij. Ju mund të mendoni se kjo është një histori e errët dhe shqetësuese incesti, apo aktiviteti të paligjshëm, por në të vërtetë nuk është kështu.

Është diçka e pazakontë por mjaft e ëmbël. Ashtu si një nënë ndihmon djalin e saj të nisë një familje me gruan e tij.Kayla Jones, dhe burri i saj Codydonte donin të krijonin një familje së bashku. Por një komplikacion i Kayla nuk e lejonte këtë gjë.

Ajo kishte hysterectomy të pjesshme kur ishte vetëm 17-vjeçare, dhe kjo nuk e lejoi atë që të ngelej shtatzënë.

Hapi tjetër i çiftit ishte kërkimi i një nëne zëvëndësuese për fëmijën e tyre, por pas një kërkimi të gjatë kjo rezultoi e pafrytshme.

Nëna e Cody doli vullnetare për ta bërë këtë punë.

"Bashkëshorti im dhe unë u martuam në vitin 2012 dhe vjehrra ime gjithmonë bënte shaka për të qenë nëna surrogate", shpjegoi Kayla.

"Pasi disa opsione tona për nënën zëvëndësuese nuk u realizuan, atëherë filluam ta merrnim seriozisht vjehrrën”, thotë ajo.

Pëfundimisht ranë dakort që të ishte nëna e Cody që do të mbante fëmijën. Biologjikisht vajza e ardhur në jetë, është foshnja e tyre pasi vezoret dhe spermatozoitet e përdorura janë të Cody dhe Kayla.

Patty mbajti foshjnn në bark dhe djali, Kross Allen Jones erdhi në jetë pas 7 muajsh. /k.k/noa.al/