Transmetuar më 18-02-2018, 15:32

Të paktën 10 drejtuesish mjetesh janë arrestuar nga policia, për shkak të shkeljeve që kanë bërë në rrugë.

Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, 9 prej tyre janë arrestuar për shkak të drejtimit në gjendje të dehur të makinës, ndërsa njëri lëvizte pa leje drejtimi.

Po ashtu, janë tërhequr 71 jele drejtimi, 38 për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 26 leje drejtimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe 7 për shkelje të tjera.

Përfudnimisht, qytetarët kanë problem të theksuara në mënyrën se si sillen në rrugë me makinat e tyre.

Një pjesë e konsiderueshme nuk përdorin fare rripin e sigurimit, apo merren me cellular gjatë drejtimit të makinës.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative. /k.k/noa.al/