Transmetuar më 18-02-2018, 15:07

Një nënë është arrestuar pasi i ka prerë me gërshërë organin gjenital djalit të saj të vogël.

Incidenti mendohet se ka ndodhur muajin e kaluarm, kur Ashley Marie Kase, i preu djalit 20 muajsh organin gjenital.

Policia thotë se 23 vjeçarja, nga Pensilvania, ka pranuar aktin e tmerrshëm dhe tha se e kishte realizuar ndërsa po i ndryshonte pelenat, në 24 janar.

Foshnja është dërguar në spital për trajtimin e lëndimeve të tij, dhe tani ka kaluar nën kujdesin e babait të tij.

Ndërsa nëna u arrestua në punë të martën (13 shkurt) dhe aktualisht po mbahet në burg. Nuk dihet ende motivi i veprimit të saj.

Ajo përballet me një numër akuzash, duke përfshirë abuzimin e fëmijëve, sulmet e rënda dhe rrezikun e pamatur. /k.k/noa.al