Transmetuar më 18-02-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Vijon moti me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në Lindje dhe pjesërisht në zonat Jugore. Pasditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër ndërsa reshje shiu e dëbore do të ketë në Jug dhe Juglindje; më të konsiderueshme gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen qëndrojnë të pandryshuara gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Europa

Perëndimi dhe pjesërisht Qendra e kontinentit dominohen nga vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë pellgu i Mesdheut dhe Juglindja e Europës.

Por Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e zonave Qendrore vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. /a.y/noa.al