Transmetuar më 18-02-2018, 12:54

Ju ndodh shumë çifteve që të kenë periudha krize, gjatë të cilave flasin pak ose aspak për shkak të tensioneve familjare, por ajo që arriti të bëjë një burrë në Japoni, është për rekord.

Otou Katayama prej plotë 20 vitesh, nuk flet më me të shoqen Yuri, duke u limituar vetëm në darka familjare, pavarësisht se vijon të bashkëjetojë me të dhe tre fëmijët e tyre, në të njëjtën shtëpi, në qytetin e Nara.

Gjithçka vetëm sepse burri nisi të ndihej i lënë pas dore nga gruaja, që sipas tij, merrej vetëm me fëmijët. Historia e çuditshme dhe e vështirë e bashkëjetesës së çiftit, u tregua nga fëmijët e tyre, të cilët të lodhur nga kjo situatë iu drejtuan një televizioni lokal, duke tentuar që të zbusnin situatën.

Për çiftin, me justifikime të rrema dhe pa u treguar të vërtetën, u përgatit një takim enkas në vendin ku ishin takuar për herë të parë në një stol në parkun publik të qytetit të tyre.

Kjo gjë duket se pati sukses, pasi në një moment të tillë, teksa ndodheshin në të njëjtin stol, burri nuk duroi dot më dhe iu afrua të shoqes, shkruan noa.al. Ai i tha se gjithçka nisi për shkak të kujdesit të tepërt që e shoqja tregonte për fëmijët. Kështu ata i premtuan njeri tjetrit se do linin mënjanë mëritë dhe se do rinisnin gjithçka. /a.y/noa.al