Transmetuar më 18-02-2018, 12:30

Një person i cili lëvizte me makinë i armatosur, është kapur gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës.

I arrestuari është Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.

Ai u kap në Shkallnur, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar  në automjetin e tij i’u gjet dhe  sekuestrua një pistoletë.

Dunga u kap me një pistoletë tip “Zastava” dhe 9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese