Transmetuar më 18-02-2018, 12:22

Një person është vënë në prangat e policisë, pasi ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Dritan Çina 45 vjeç, banues në  Durrës, i arrestuar mbrëmjen e së shtunës.

Ai u kap në lagjen Nr.12 të Durrësit në kushtet e flagrancës pasi ka thyer xhamin e mjetit tip ‘Nissan’ në pronësi të shtetases B.I., ku ka marrë një telefon celular, 7000 lekë të reja dhe sende personale.

Por gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Sakaq nga hetimet e kryera, Çina dyshohet si autor i së paku tre vjedhjeve të tjera.

Më konkretisht ai akuzohet për këto raste:

-Më 17 maj 2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H.

-Më 3 dhjetor 2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K.

-Më 3 dhjetor 2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volsswagen, në pronësi të shtetasit A. B.

Ndaj tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimin dhe shitja e lëndëve narkotike”.  /a.y/noa.al

Foto ilustruese