Transmetuar më 18-02-2018, 11:35

Arrestohet gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, autori i dyshuar i të shtënave me armë zjarri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç.

I arrestuari është Xhevahir Lika 23 vjeç, i cili u kap në zonën e Gjormit, pasi qëlloi me armë zjarri drejt një personi, në qytetin e Laçit.

Ai akuzohet se është konfliktuar me E.Bushin 39 vjeç, ku për pasojë mbeti i plagosur ky i fundit, i goditur me sende të forta.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e sherrit që përfundoi me armë.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati të momentit. /a.y/noa.al