Transmetuar më 18-02-2018, 11:21

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dekoroi këngëtaren Rita Ora me medaljen presidenciale, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Këngëtarja ishte e ftuara speciale e mbrëmjes së të shtunës, ku ndezi sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, me koncertin spektakolar që u mbajt.

Është Thaçi, ai që në profilin e tij në Facebook, publikon fotografi nga takimi me Rita Orën.

Ai bën me dije se dekorata ndaj saj u dha për kontributin e pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, shkruan Thaçi. /a.y/noa.al

Pas koncertit në Prishtinë, Rita Ora thotë fjalë që ngrohin zemrën

Rita Ora ia merr valles, “ndizet” Prishtina