Transmetuar më 18-02-2018, 11:07

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes nga një makinë. Aksidenti është shënuar mbrëmjen e djeshme, e shtunë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Rexhep Shyti, 32 vjeç banues në fshatin Labinot Mal, Elbasan, në fshatin Labinot Fushë duke drejtuar automjetin tip “Benz” veturë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.T., 82 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë.

Sakaq Shyti u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese