Transmetuar më 18-02-2018, 10:55

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane gjatë kësaj të shtune, të kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Të arrestuarit janë Armando Xifaj 47 vjeç dhe Ermir Daci 47 vjeç, të cilët u arrestuan në një fshat në provincën e Comos, nga policia e Catania.

Dy shqiptarëve iu gjetën 17.5 kilogramë heroinë dhe 8 kilogramë substancë që përdoret për përzierje.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonin dy shqiptarët, në katin e dytë të saj.

Ndërkohë policia gjeti edhe dy peshore, materiale për paketim dhe rreth 50 mijë euro.

Heroina ishte ndarë në 33 pako të ndryshme plastmasi dhe ishin futur në një çantë që përdoret për udhëtim.

Në ngarkim të tyre hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. /a.y/noa.al