Transmetuar më 18-02-2018, 10:12

Ajo është një prej femrave më seksi dhe që vazhdimisht i nxjerr në pah hiret e saj trupore.

Ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, prej kohësh e përfshirë në botën e modës, nuk i lë ndjekësit e saj që ta harrojnë.

Ndërsa festën e Shën Valentinit e kaloi në Punta Cana të Republikës Domenikane, bashkë me partnerin e saj, për të cilin kësaj radhe, ndryshe nga të dashurit e mëparshëm, nuk ka zbuluar asnjë detaj, nuk ka kursyer fotografitë e nxehta.

Më e fundit e publikuar nga pushimet ekzotike, “tërbon” pa frikë të gjithë meshkujt.

“Vajzë ishulli”, shkruan Françeska në fotografinë e publikuar në Instagram, ku shihet e gjitha e zhveshur, ndërsa mundohet të mbulojë hiret me gjethe palme.

Ndërsa në një tjetër, e mbështetur pas palmës, në sajë të mini rrobave të banjës, nxjerr në pah të pasmet, thuajse zhveshur. /a.y/noa.al