Transmetuar më 18-02-2018, 09:37

Një avion me 66 pasagjerë në bord, është rrëzuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Avioni i kompanisë iraniane “Aseman” ishte nisur nga Teheran drejt Yasuj, kur në rrethana të paqarta u përplas në malin Zagros, në zonën e Semirom.

Përplasja ka rezultuar fatale, pasi autoritetet vendase thonë se nuk ka të mbijetuar.

Avioni ishte zhdukur nga radarët, pak pasi ishte nisur në fluturim.

Aktualisht grupet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, por rikuperimi i kufomave është i vështirë, për shkak të kushteve të rënduara të motit. /a.y/noa.al