Transmetuar më 18-02-2018, 09:10

Pas dy vitesh, arrestohet një person i dyshuar për ekzekutimin me plumb në kokë të 40-vjeçares shqiptare Lavdije Kruja.

Gruaja shqiptare u vra në qershor të vitit 2016, në Pavia të Italisë, duke lënë jetime një vajzë 12-vjeçare.

Pas hetimeve intensive të zgjatura për afro dy vite, këtë të premte është bërë arrestimi i 64-vjeçarit italian Franco Vignati.

Të gjitha dyshimet çojnë në krim pasioni, pasi Viganti kishte pasur një lidhje me shqiptaren e divorcuar, e cila duket se kishte vendosur që ti jepte fund asaj, pak ditë para se të vritej.

Viktima u vra me plumb në kokë ndërsa më tej u hodh në lumë. Trupi i gruas shqiptare, u gjet rreth një muaj më vonë nga momenti i zhdukjes. /a.y/noa.al