Transmetuar më 18-02-2018, 07:41

Këngëtarja Rita Ora ka “ndezur” Prishtinën mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa ka mbajtur koncert me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo u ngjit në skenën e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”, ku u prezantua nga Kryeministri Ramush Haradinaj, e veshur kuq e zi.

Pasi uroi për pavarësinë e Kosovës, ajo këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, duke elektrizuar të pranishmit që ndoqën koncertin e saj. 

Por një moment kulmor ishte kur Rita ia mori valles me këngën “Vallja e Rugovës”.

Në videot dhe fotografitë që shoqërojnë shkrimin, gjeni momente mbresëlënëse nga koncerti i mbrëmjes së lënë pas. /a.y/noa.al