Transmetuar më 17-02-2018, 20:56

Të shtëna me armë zjarri në Laç pas një sherri.

Mësohet se 2 persona janë konfliktuar në Laç, gjatë mbrëmjes së sotme, duke u goditur me grushtë dhe sende të forta me njëri tjetrin.

Njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pas veprimeve hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L., i cili qëlloi me armë zjarri në ajër.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij./a.k/noa.al/