Transmetuar më 17-02-2018, 20:31

Ky është momenti që ka mbajtur me zemër “të ngrirë”, miliona njerëz në mbarë botën.

Në videon e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet momenti se si një fëmijë, i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe është varur në dritaren e banesës.

Ky moment është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilët në kohë rekord kanë arritur ta shpëtojnë të voglin nga një vdekje e mundshme.

Ata kanë sajuar një çarçaf dhe kanë pritur fëmijën i cili ka rënë nga kati i tretë i dritares.

Nuk dihet se ku është realizuar kjo video por veprimi i tyre ka marrë miliona komente pozitive.

Për më tepër shihni videon më poshtë./a.k/noa.al/