Transmetuar më 17-02-2018, 17:54

Bien në pranga dy shqiptarë në Itali të cilët akuzohen për posedim droge.

Dy shqiptarët, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të moshës 47 vjeçare, janë arrestuar në provincën e Komos.

Sipas mediave italiane ata akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje.

Vlera e drogës kalon 300 mijë euro, ndërsa është sekuestruar në banesat e tyre.

Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro./a.k/noa.al/