Transmetuar më 17-02-2018, 14:38

Mund ta kesh kaluar Shën Valentinin duke qarë dhe na vjen keq nëse ka ndodhur kështu, por kjo histori emocionuese është me të vërtetë e rrallë. 

Ron Kramer, një 77-vjeçar në pension nga New Mexico, i ka bërë dhuratë bashkëshortes të njëjtën kuti çokollatash për Shën Valentin prej 39-vjetësh.

Sipas ABC News, Ron nuk blen të njëjtat çokollata për Donna-n nga i njëjti dyqan, por ai, në të vërtetë, përdor të njëjtën kuti në formë zemre që ajo e ka të preferuar që nga vitet ’70.

Donna, e cila ka mbijetuar pas dy goditjeve të forta të kancerit të gjirit, jeton në ambientet e një qendre sociale që nga viti 2014, kur u diagnostikua me dementia.

Edhe pse jetojnë larg, Ron mbledh çokollatat e preferuara të Donna-s. “Kam bërë një premtim dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës sonë",- tha Ron në një video për mediat lokale. "Kam qenë dhe do të jem me të, nuk do ta lë kurrë."