Transmetuar më 16-02-2018, 14:39

Femrat i kanë duart gjithmonë të ftohta? Përgjigja është shkencore: kush i ka duart e ftohta, ka në fakt shumë pak masë muskulore, gjë që është kryesisht tek femrat dhe fëmijët.

Shpjegimi jepet nga një studim anglez i Universitetit të Cambridge, i drejtuar nga Stephanie Payne, pjesë e ‘National Geographic’.

Studimi i botuar në revistën shkencore ‘American Journal of Physical Anthropology’, sqaron edhe një pikë tjetër, “Kemi menduar se dhjami na mbron nga i ftohti, por rezulton se rolin kryesor e luajnë muskujt”.

Eksperimenti i zhvilluar nga një ekip specialistësh të antropologjisë biologjike, përshkruhet si i pari në llojin e tij. Në të u përfshinë 114 persona me moshë nga 18 deri në 50 vjeç, të cilët u shprehën të gatshëm për të futur duart në ujin e ngrirë për 3 minuta.

Nëpërmjet një telekamere termike, shkencëtarët, matën ekstremin e të ftohtit, duke analizuar dhe përbërjen trupave të vullnetarëve, duke zbuluar se kush kishte më shumë muskuj, ngrohej më parë.

“Trupi ynë, është një sistem dinamik befasues, i cili përdor muskulin për të çliruar nxehtësi dhe për të ruajtur temperaturën e brendshme të organizmit, përfshi dhe të duarve”, shprehet Payne, shkruan noa.al.

Studiuesit u përqendruan kryesisht tek femrat dhe fëmijët, dhe më konkretisht tek temperatura e tyre.

Fakti që duart janë një pikë “termikisht kritike”, e ka provuar edhe evolucioni. Ekspertët kujtojnë se, indigjenët në brigjet arktike, shfaqin qarkullim gjaku në ekstrem, për të luftuar rrezikun e ngrirjes. Kësisoj rezulton se duart ftohen më shpejtë, për të ruajtur nxehtësinë në pjesën tjetër të trupit. /a.y/noa.al