Transmetuar më 16-02-2018, 11:31
Publicitet

Kryeministri Edi Rama, është nisur sot për vizitë në Kosovë, pas një zhvillimi të rëndësishëm politikë.

“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi! Uroj të mbyllet sa më parë”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka konfirmuar lajmin për arritjen e marrëveshjes për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj. /a.y/noa.al