Transmetuar më 15-02-2018, 21:30

Një stuhi masive diellore është nisur në rrugëtim drejt Tokës, dhe ka gjasë që të godasë në ditët në vijim.

Stuhia u krijua nga një shpërthim diellor, që do të thotë një shpërthim i madh në atmosferën e diellit,  që gjeneroi grimcat e ngarkuara më parë këtë javë.

Grimcat e ngarkuara nga dielli po lëvizin drejt Tokës dhe mund të prishin rrjetet e energjisë, orientimin e anijeve dhe operacionet satelitore.

Grimcat diellore pritet të godasin Tokën, dhe gjithashtu do të shkaktojnë aurora (dritë polare) në disa pjesë të globit.

“Aurora mund të jetë e dukshme në lartësi të mëdha”, shkroi në një deklaratë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Kjo mund të përfshijë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, me shtetet e prekura duke përfshirë pjesët e Miçiganit dhe Maine.

NOAA thotë se parashikimi thekson se stuhia diellore do të jetë një stuhi G-1 ose e vogël, e cila mund të bëhet një stuhi e moderuar e G-2, në varësi të asaj se si grimcat e ngarkuara godasin Tokën. /k.k/noa.al/