Transmetuar më 15-02-2018, 21:23

Në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kosova njihet edhe nga një tjetër shtet, duke e çuar numrin në 116.

Bëhet fjalë për shtetin e Barbadosit, i cili ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i Pavarur.

Ka qenë presidenti Hashim Thaçi që e ka bërë publik këtë lajm të mirë.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës sonte! Dhurata më e mirë e ditëlindjes për festimet e Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Thaçi në Twitter.

Ndërkohë, falenderimeve i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Shumë i kënaqur të njoftoj se Barbados ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Faleminderit kolegut tim Maxine Mçlean për këtë vendim të marrë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar!”, ka shkruar Pacolli.

Kosova u shpall shtet i pavarur në 17 shkurt të vitit 2008. /k.k/noa.al/