Transmetuar më 15-02-2018, 08:30

Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, në një shkollë të mesme në Parkland të Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimet e para rezultoi se një ish-nxënës i shkollës, Nicholas Cruz 18 vjeç, i përjashtuar për arsye disiplinore, është autori i masakrës, i cili u arrestua pak pasi hapi zjarr, në tentative për t’u arratisur.

I dyshuari për krimin njihej si një “djalë i vështirë”.

Mësohet se 12 persona u vranë brenda shkollës, tre të tjerë jashtë saj dhe dy të plagosur gjetën vdekjen në spital. Ai hyri në shkollë i veshur me maskë antigas.

Presidenti amerikan Donald Trump duke reaguar mbi ngjarjen që tronditi gjithë vendin këtë të mërkurë, deklaroi se “Askush nuk duhet të ndihet i pasigurtë në shkolla. Asnjë fëmijë, mësues apo person tjetër”.

Më tej në postimin e bërë në Twitter, shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. /a.y/noa.al