Transmetuar më 14-02-2018, 13:14
Publicitet

Pas të tridhjetave, ne femrave na pëlqen të flasim për metabolizmin. E fajësojmë atë për gjithçka ndodh me trupin tonë dhe e quajmë si shkaktarin kryesor për gjithçka. Nëse kilogramët e tepërt nuk ikin, me siguri është faji i metabolizmit, pasi edhe pse hamë shumë pak, prapëseprapë nuk dobësohemi. Me pak fjalë… varet gjithçka nga metabolizmi…

Por metabolizmi, edhe në një trup të shëndetshëm, nuk është gjithmonë në maksimumin e kapacitetit të tij. Stil jete, ushqyerje, stres… Gjithë këta faktorë ndikojnë në funksionimin e metabolizmit, për mirë ose për keq. Tani jemi të qartë. Ngelet vetëm të mësojmë cilët janë veprimet rutinë, stilet e jetës, aktivitetet fizike, faktorët që kontribuojnë në një metabolizëm që funksionon si duhet.

Shmang dietat drastike- Kur dieta është shumë e ashpër dhe sasia e kalorive zbret shumë shpejt, metabolizmi ynë fillon të ngadalësohet, për të na mbrojtur nga ky ndryshim i papritur në ushqyerje. Kështu që nuk këshillohen dieta të tepruara, bllokojnë metabolizmin dhe nuk janë të shëndetshme.

Ushtrimet fizike- gjithmonë kanë qenë të mira dhe vazhdojnë të jenë të vlefshëm për ata që duan ta mbajnë të lartë nivelin e metabolizmit. Që do të thotë të paktën 20 minuta ecje në ditë dhe muskuj në palestër.

Më pak yndyra, më shumë proteina në dietë- Kjo nuk do të thotë që të eliminohen yndyrat dhe të bëhemi mishngrënës, por të mundohemi të balancojmë dietën dhe mos të harrojmë që proteinat janë shumë të nevojshme për të forcuar metabolzimin. Mishrat pa yndyrë, pula, peshku, djathërat pa yndyrë, veza, qumështi dhe kosi, nëse merren në sasi të vogël, por edhe rregullisht, do vijnë në ndihmë.

Mos kapërce vaktet- Dhe mbi të gjitha ha gjithmonë një mëngjes të mirë, të plotë dhe të mirëekuilibruar. Është mënyra më e mirë për ta mbajtur metabolizmin në aktivitet të mirë.

Metabolizmi është një fjalë që vjen nga greqishtja dhe që do të thotë ndryshim. Pra, metabolizmi është gërshetimi i reaksioneve kimike dhe atyre fizike që ndodhin në organizmin tonë, ose thënë më qartë, metabolizmi i shndërron kaloritë që marrim nga ushqimi në energji./b.l/noa.al/