Transmetuar më 14-02-2018, 12:40

Ky Shën Valentin do të jetë i paharruar për trashëgimtaren e njohur! 14 Shkurti, ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë sjell një festë jubilare për të gjithë familjen e madhe të Top Media. 

Top Albania Radio sot mbush plot 20 vjet që prej ditës së parë të krijimit. Pritet që figura qendrore të kësaj radioje të ndajnë emocionet, përjetimet në këtë rrugëtim të gjatë 20 vjeçar.

E ndërkohë, edhe Lori Hoxha ka postuar pak minuta më parë një foto që daton pikërisht shumë vite më parë. 

E nxjerr nga arkiva, por me mjaft kuptim, fotoja tregon Lorin e vogël në studiot e Top Albania Radio me kufje në vesh dhe mikrofon.

Shumë nostalgji në këtë përvjetor jubilar, përmes kësaj fotoje që thotë gjithçka e që vet Lori e ka quajtur: "Dashuria e parë nuk harrohet"!