Transmetuar më 14-02-2018, 10:47
Publicitet

Një gjarpër femër me gjatësi 20 metra u kap gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale me një piton mashkull, nga disa fshatarë në Borneo të cilët kishin dalë për gjueti.

Siç shkruan “The Sun” ata fillimisht kanë dëgjuar zhurma të çuditshme që vinin nga brenda një peme të rënë të shtunën pasdite në xhungël dhe kurioziteti bëri që të çanin trungun me një sharrë me zinxhir.

Ata panë dy reptilët gjigandë duke u mbarështuar dhe i vranë të dy për t’i gatuar më pas për të gjithë fshatin.

Pitonët në fjalë konsiderohen specie në zhdukje në rajonin e largët Sarawak. Disa njerëz i tërhoqën kafshët në një kamion para se ti qëllonin. Më pas ata i skuqën dhe i poqën në skarë, në përputhje me zakonet lokale të kuzhinës.

I kënaqur banori Tinsung Ujang, 60 vjeç, tha se fshatarët në qytetin Bintulu afër lumit Kelawit do të festonin me mish për ditët e ardhshme.

Mishi i pitonëve u nda dhe iu shpërnda në mënyrë të barabartë fshatarëve dhe punëtorëve të afërt të fermave.

Loading...