Transmetuar më 14-02-2018, 08:15

Besi njihet si një komedian i shkëlqyer por edhe me muzikë nuk është keq e këtë e dëshmojnë më së miri komentet pozitive që ka marrë pas publikimit të këtij projekti muzikor dhe jo vetëm pasi Besi ka rezultuar suksesshëm edhe me këngën dedikuar Xhensilës.

Besi ka arritur sukses edhe me bashkëpunimin tjetër me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka me “Gëzuar Baftjari”, këngë të cilën e kemi dëgjuar në çdo festë, si në dasma apo edhe në gëzime të tjera. 

Siç duket dy artistët dinë si t’jua vjedhin zemrën dëgjuesve dhe kanë publikuar një tjetër këngë të re, e cila që nga titulli do na “çmendi” në gëzimet tona familjare apo festat në përgjithësi.

Kënga me shumë ritëm dhe tekst të bukur titullohet “Çohu kërceni” e në videoklipin e saj shohim Besin dhe Yllin në sfond që teksa janë në club-e, ngrenë të gjithë sallën në këmbë. 

Muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, ndërkohë që për tekstin ka punuar vetë Besi në bashkëpunim me “Kimikatin”./b.l/noa.al/