Transmetuar më 13-02-2018, 20:20

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë një familje, e cila humbi vajzën e saj të vogël nga një agresor.

Gjithçka ka ndodhur në dhomën e një hoteli, ku një burrë hyri dhe mori vajzën 13-muajshe, të cilën pasi e përdhunoi, e rrahu deri në vdekje.

Pasi e rrëmbeu nga dhoma e prindërve, ai e vrau dhe e la në një rezervuar me ujë.

Prindërit e foshnjes së paidentifikuar u zgjuan nga gjumi dhe nuk e panë vajzën e tyre në një hotel në Florencia.

Ata filluan kërkimin e dëshpëruar për fëmijën dhe trupi i saj i vogël u gjet i vendosur në një nga rezervuarit e hotelit.

Një burrë është arrestuar nga policia lokale. Policia beson se foshnja është rrëmbyer, përdhunuar dhe është vrarë nga një tjetër person që po qëndronte në El Bostezo.

Pronari i hotelit Jose Hernandez, pranoi se rojen e sigurisë e kishte zënë gjumi në detyrë.

Policia ka dërguar trupin e foshnjës për një autopsi dhe Javier Navarro, kreu i policisë në Caqueta, tha se është arrestuar një person por po vazhdohet me hetimet e mëtejshme. /k.k/noa.al/