Transmetuar më 13-02-2018, 20:15
Publicitet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se ky parlament e do vërtetë një reformë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shkruan se “deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun...”- muhabet opozite!”

Nga ana tjetër sipas tij, “deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!”

Sipas tij për këtë arsye kemi mbetur të gjithë si guakë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Hej drejq o pune!

Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun...”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vertetë një reformë ky parlament!

Po kush do ta marrë nismën?!

Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë!

Ndaj dhe kemi këtë qeveri.../a.k/noa.al/

Loading...