Transmetuar më 13-02-2018, 19:14
Publicitet

Dy shqiptarë u vunë re nga policia dhe u arrestuan, pasi në makinë kishin një sai lënde narkotike, kokainë.

Ata u ndaluan për kontroll nga karabinierët e Villalvernia, në Itali. Shkak për ndalimin ishte ora e vonë kur shqiptarët po lëviznin me makinë, çka lindi dyshime te autoritetet.

Pas kontrollit, në automjetin ku ishin Oltion Mani dhe Vladimir Prroj, përkatësisht 34 dhe 38 vjeç, u gjet një sasi prej 900 gram kokainë.

Kontrolli nga efektivët edhe në dy shtëpitë e shqiptarëve, çoi në zbulimin e një vendi të posaçëm për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës. /k.k/noa.al/