Transmetuar më 13-02-2018, 18:57
Publicitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi shqetësimin e aktorëve, për  Teatrin Kombëtar.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur indirekt permes pergjigjes ndaj një komentuesi në rrjetet sociale, ku ka thënë se qeveria do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar.

Për kryeministrin, ata që ngrenë zërin, s’dinë çfarë duan.

Jo, nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot!

Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshire edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarëe duan!”, shkruan Kryeministri Rama.

Ndërkohë, artistët kanë paralajmëruar se nuk largohen nga teatri, pa pasur më parë një tjetër godinë. /k.k/noa.al/