Transmetuar më 13-02-2018, 18:26

Pak prej nesh e dinë se sasia dhe cilësia e gjumit janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu nëse flemë vetëm pak orë, por bëjmë një gjumë të rehatshëm, është shumë më mirë se të flemë shumë dhe jo rehat.

Një ekip studiuesish nga universiteti i Harvardit ka verifikuar se sa i rëndësishëm është gjumi dhe cilësia e tij. Kjo, sipas studiuesve varej nga gjendja emotive dhe psikike e njeriut para se të binte të flinte.

Në këtë artikull, janë të renditur disa lloje çajrash të cilat janë më popullore dhe njihen për efektet e tyre të qetësimit, siç janë çajrat e luleve apo bimëve. Dhe nëse shumë studiues thonë që çaji nuk ndihmon për të qetësuar, miliona njerëz në botë thonë të kundërtën.

Bimët që ndihmojë për t’u qetësuar:

Kamomili- është natyrisht superstari i natës. Për të ka shumë pak prova që ka efekte qetësuese, por miliona njerëz në botë e kanë zgjedhur për ta pirë para gjumit. Mund ta gjesh shumë lehtë lulen e kamomilit nëpër markete ose ta thash vetë.

Livando- tradicionalisht, livando është përdorur për pushim dhe relaks. Çaji i livandos mund të bëhet një ritual i këndshëm i mbrëmjes. Nëse e do parfumin e saj, shto disa pika vaj esencial ose lëre një qese me lule livando rreth vetes. Aroma e lules do të qetësojë nga stresi dhe ankthi.

Mente- në një studim të kohëve të fundit, ka dyshime edhe për efektet qetësuese të çajit nga gjethet e mentes, por ende besohet gjerësisht, ashtu si edhe për kamomilin, se një ndër efektet e tij është qetësimi para gjumit. Përveç kësaj, besohet se çaji i mentes të qetëson edhe problemet me stomakun./b.l/noa.al/