Transmetuar më 13-02-2018, 18:23

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, në të cilin humbi jetën një foshnjë 2-javëshe, kanë nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

Ata kënë thënë për “BalkanWeb” se në trupin e vogëlushes kanë gjetur shenja të prera në pjesën e kokës, dhe të këmbës.

Kjo, sipas tyre, mund të ketë ardhur si pasojë e mungesës së vëmendjes nga nëna e saj, e cila është raportuar se ka probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, e ëma e foshnjës, ndodhet në gjende të rënduar për atë që ka ndodhur dhe po mbahet nën kontroll.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e hënë, ku në maternitet, kanë shkuar në gjendje të rëndë, 40-vjeçarja V.K., banues në Tiranë, me foshnjën dy javëshe.

Mësohet se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet, kurse nëna është në gjendje të rëndë. /k.k/noa.al/