Transmetuar më 13-02-2018, 18:12
Publicitet

Reshjet e shiut dhe dëborës si dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin përgjatë këtyre ditëve të fundit kanë sjellë përkeqësim të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore të vendit.

Si pasojë e kësaj situate reshjet e dëborës kanë shfaqur problemet e para në aksin rrugor Orenjë- Librazhd dhe Përrenjas- Qafë Thanë ku kalimi bëhet i mundur vetëm me zinxhirë.

Mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin nacional, por edhe segmentin që të çon në doganën e Qafë Thanës.

Edhe segmenti Fushë Studen- Steblevë është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Në këtë zonë po punon subjekti kontraktor për hapjen e këtij segmenti rrugor.

Moti i përkeqësuar ka sjellë probleme edhe në qytetin e Vlorës. Konkretisht rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës janë të përmbytura, si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë.

Problematike mbeten rruga pranë Portit dhe bulevardi kryesor i qytetit. Automjetet kalojnë me vështirësi e ndërsa kjo situatë vijon të jetë problematike në disa lagje./b.l/noa.al/