Transmetuar më 13-02-2018, 17:51

Nuk do ta harrojë lehtë atë që i ndodhi, teksa biznesmeni nga Vlora e quan të pakuptimtë faktin që atij i dogjën makinën.

Në një tjetër reagim, Eduard Alikaj ka thënë se nuk ka konflikt me askënd, por ka dyshime që ngjarja mund të jetë e lidhur me disa denoncime që ai ka bërë në facebook.

 “Dyshoj se lidhet me denoncimet që kam bërë në Facebook. Nuk kam pasur kërcënime, dua të di pse e kanë bërë”, ka thënë Alikaj.

Ai thotë se në momentin e ngjarjes ka pasur persona që e kanë parë të gjithë skenën, dhe shpreson që të zbardhet sa më shpejt.

Madje, në një postim të hershëm, ai tha se “i ofroj autorit që e ka bërë, 10-fishin e shumës që i kanë ofruar”. /k.k/noa.al/