Transmetuar më 13-02-2018, 16:19

Një stuhi dëbore përfshiu Çikagon gjatë të premtes së kaluar dhe kjo shkaktoi një tornado të rrallë.

Këto pamje arritën të filmoheshin nga një banore e zonës, Amber Connor, e cila më pas i publikoi ato në rrjetet sociale.

Dëbora e rënë gjatë asaj dite arriti një trashësi prej 7 centimetrash, por era që frynte solli këtë tornado të rrallë bore.

Ashtu siç shfaqet edhe në pamjet e postuara në videon e mëposhtme, shihet një mini tornado prej borë që rrotullohej në ajër, pranë një linjë të makinave të parkuara.

Pamjet u filmuan mes një stuhie dëbore që përfshinë zonën e Çikagos gjatë asaj kohe./b.l/noa.al/