Transmetuar më 13-02-2018, 16:01
Publicitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet ku një person ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, ndërsa viktima është identifikuar shtetasi me inicialet TH.GJ., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas burime policore në trupin e të moshuarit të gjendur pa jetë në rrugë janë konstatuar plagë në kokë.

Nga veprimet e kryera rezultoi se aksidentalisht 70 vjeçari ka rënë tek shkalla e pallatit çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale. /b.l/noa.al/