Transmetuar më 13-02-2018, 15:47

Reshjet e shiut dhe dëborës si dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin përgjatë këtyre ditëve të fundit kanë sjellë përkeqësim të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore të vendit kryesisht në verilindje. Sipas komunikimit me specialistët e Emergjencave në qarqe, situata deri në mesditën e sotme paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Shalë ( për në Theth) dhe Shosh të bashkisë Shkodër qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. S’ka problem në lumenjtë.

Qarku Kukës

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura dhe qarkullohet pa probleme. Vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Arren të bashkisë Kukës është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Nuk po punohet se është rreth 50 km i gjatë.

Qarku Dibër

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. Vetëm aksi rrugor Trebisht-Dogana-Maqedoni ka rreth 40 cm borë dhe qarkullohet pjesërisht në një segment rrugor prej rreth 1.5 km, në pjesën e aksit Trebisht-Dogana, me një kalim se ka rënie inertesh. Po punon subjekti kontraktor me një fadrome për heqjen e inerteve në rrugë dhe normalizimin e qarkullimit në të dy kahet e rrugës. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Lezhë

Bien reshje shiu të dobëta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Durrës

Bien reshje shiu të dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Tiranë

Bien reshje shiu të dobëta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Elbasan

Bien reshje shiu të dobëta. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. Vetëm aksi rrugor Librazhd-Steblevë, segmenti Fushë Studen- Steblevë është i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor për hapjen e këtij segmenti rrugor. S’ka probleme nga lumenjtë.

Qarku Berat

Bien reshje shiu të dobëta dhe lokalisht deri mesatare. Në lartësitë mbi 800 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Fier

Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Vlorë

Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohen pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Gjirokastër

Bien reshje shiu të dobëta deri mesatare. Në lartësitë malore mbi 900 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme. S’ka problem nga lumenjtë.

Qarku Korçë

Në qytete bien reshje të dobëta shiu të përziera me reshje bore. Në lartësitë mbi 700 m bien reshje bore të dobëta. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjithë të hapura dhe qarkullohet pa probleme./b.l/noa.al/