Transmetuar më 13-02-2018, 15:13
Publicitet

Një tjetër shqiptar nga Kosova ka mbetur i vrarë në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin atje.

Policia e Kosovës bën me dije se ai quhet Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahimajt e cila ishte së bashku me të në Siri.

Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e viktimës se Betimi është vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tregoi se tashmë policia ka informacione për vrasjen e Betim Ibrahimajt, por për shkak të situatës në Siri, nuk kanë ende një dokumentacion.

"Policia e Kosovës, nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dekomentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij", tha Hoxha.

Ditë më parë u njoftua për një tjetër shqiptar nga Kosova i cili u vra në Siri, K.A., nga Pestova e Vushtrisë.

Loading...