Transmetuar më 13-02-2018, 14:58

Një makinë tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pas stadiumit "Tomorri" në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, ndërsa në flakë është përfshirë mjeti me targa 472 AE i cili është djegur totalisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë konstatuar se mjeti në pronësi të shtetasit H.V., 57 vjeç, ka qënë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike.

Gjatë kontrrollit, mjeti ka marë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi dhe mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/